Google publikon gabimisht foto të Pixel 8 Pro

Një imazh ku shfaqet një person i cili mban një Pixel 8 Pro duke komunikuar në telefon është publikuar në faqen e Google në një seksion ku promovoheshin abonimet dhe shërbimet e Google.

Duke vazhduar traditën e pajisjeve me të spekuluara përpara debutimit, Pixel 8 Pro është shfaqur në dyqanin e Google.

Një imazh ku shfaqet një person i cili mban një Pixel 8 Pro duke komunikuar në telefon është publikuar në faqen e Google në një seksion ku promovoheshin abonimet dhe shërbimet e Google.

Pajisja është shumë e ngjashme me imazhet e të cilat janë publikuar përgjatë vitit. Dizajni është në përputhje me informacionet e rrjedhura dhe montazhet e krijuara ku një xham mbulon kamerat e pasme duke ruajtur dizajnin e shiritit të kamerës që ka qenë karakteristik për pajisje Pixel.

Ato që mbeten të fshehta për ne janë karakteristikat e harduerit. Gjithësesi kemi dëgjuar pafund informacione rreth ekranit me rezolucion 2822×1344, RAM-it prej 12GB, harduerit të kamerës prej 50-megapiksel dhe disa funksionalitete të reja softueri siç është Video Unblur.

Çfarë mungon është vetëm data zyrtare e Google ku do të bëjë prezantimin e tyre.