Google rrezikon gjobë 5 miliardë dollarë për gjurmimin e përdoruesve

Autori i padisë e cila kërkon dëmshpërblim prej 5 miliardë dollarësh e quajti vendimin një hap të rëndësishëm në mbrojtjen e privatësisë dhe interesave të miliona Amerikanëve.

Një gjykatës Amerikan refuzoi kërkesën e Google për të rrëzuar një padi e cila pretendonte se kompania ka cenuar privatësinë e miliona njerëzve duke i gjurmuar në fshehtësi gjatë përdorimit të internetit.

Ditën e hënë gjykatësja Yonne Gonzales Rogers tha se ajo nuk gjen prova që përdoruesit kanë pranuar që Google të grumbullojë informacione se çfarë kanë parë online për shkak se kompania asnjëherë nuk i ka vënë në dijeni të një praktike të tillë.

Autori i padisë e cila kërkon dëmshpërblim prej 5 miliardë dollarësh e quajti vendimin një hap të rëndësishëm në mbrojtjen e privatësisë dhe interesave të miliona Amerikanëve.

Sipas padisë, Google ka përdorur Analytics, cookies dhe aplikacionet e saj për të gjurmuar aktivitetin e përdoruesve edhe kur kanë vendosur shfletuesin në modalitetin “Incognito.”

Thotë se Google ka mësuar rreth miqve, hobit, ushqimeve të preferuara, sjelljet gjatë blerjeve dhe shumë gjëra të tjera që kërkojnë online.

Normalisht modaliteti Incognito në Chrome duhet tu japë përdoruesve mundësinë për të shfletuar në internet pa pasur aktivitetin e tyre të ruajtur në shfletues apo pajisje.

Padia mbulon aktivitetin e Google që prej 1 Qershorit 2016 dhe kërkon 5 mijë dollarë dëmshpërblim për përdorues