Google sjell 4K dhe kontrollorët e konsolave për Play Games në PC

Me mbështetjen për 4K, tashmë mund të zgjidhni rezolucionin e ekranit ndërsa jeni duke luajtur. Mjafton të shtypni Shift + Tab në çdo lojë dhe të zgjidhni një menu rezolucionesh të mbështetura.

Google ka vendosur të shtojë disa funksionalitete në Google Play Games Beta në PC, shërbimi me të cilin mund të luani lojëra Android në desktop.

Veçoritë e reja përfshijnë mbështetjen për rezolucionin 4K për disa monitorë dhe mbështetje për kontrollorët e disa konsolave popullore të lojërave.

Google detajoi risitë përmes një postimi në blog të drejtorit të produktit të Google Play Games.

Me mbështetjen për 4K, tashmë mund të zgjidhni rezolucionin e ekranit ndërsa jeni duke luajtur. Mjafton të shtypni Shift + Tab në çdo lojë dhe të zgjidhni një menu rezolucionesh të mbështetura.

Kontrolloët të cilët funksionon me Google Play Games në PC janë Xbox Series X/S, Xbox One, Sony DualSense PS5 dhe DualShock Ps4.

Google nuk është kompania e vetme që ofron mbështetje për kontrollorët në platformat e saj. Apple bëri të njëjtën gjë në iOS me DualSense dhe Xbox Series X në versionin 14.5 ndërsa Valve lançoi mbështetjen për DualSense në Steam në 2020.

Më shumë se 3 mijë lojëra janë bërë të disponueshme në katalogun e Google Play Games për PC përfshirë tituj si Clash of Clans apo Clash Royale.