Google tregon funnksionalitetet e avancuara të kamerës së Pixel 8 Pro

Magic Editor, që kompania tha në fillim të vitit se do të vijë në disa telefonë Pixel, është një version më i avancuar i Magic Eraser. Përdoruesit mund të modifikojnë çdo foto që të duket ashtu siç dëshirojnë.

Specifikat e kamerës së Pixel 8 dhe një video promocionale e telefonit u postuan nga 91Mobiles duke na dhënë një ide sesi Google do të integrojë më shumë inteligjencë artificiale në smartfonin flagship.

Magic Editor, që kompania tha në fillim të vitit se do të vijë në disa telefonë Pixel, është një version më i avancuar i Magic Eraser. Përdoruesit mund të modifikojnë çdo foto që të duket ashtu siç dëshirojnë.

Kjo është treguar përmes një demonstrimi ku një person kap tre foto të një familjeje në karusel dhe i kombinon ato në një foto të vetme në mënyrë që të gjithë të dalin të buzëqeshur dhe të jenë duke parë drejt kamerës në të njëjtën kohë.

Kompania demonstroi Magic Editor edhe duke hequr objekte përreth një imazhi, duke hequr objekte në sfond dhe zëvendësuar qiellin e një mesdite me një perëndim dielli duke ndryshuar tërësisht ndriçimin e fotos.

 

Videoja paraqet gjithashtu kontrollet manuale të kamerës të nivelit të një DSLR ku përdoruesit mund të përcaktojnë shpejtësinë e shkrepje dhe ISO-në e një imazhi por edhe të përdorin sliderin e fokusimit.

Në mesin e specifikave të postuara zbulohet një sistem më i mirë kamerash me sensor 48-megapiksel ultrawide me fushëpamje prej 125.5 gradë dhe 48-megapiksel telefoto në Pixel 8 Pro.