Google zbulon gabimisht sensorin e temperaturës dhe ngjyrat e Pixel 8 Pro

Pixel 8 do të vijë në ngjyrë blu, porcelan dhe zezë së bashku me një ndërfaqe Home që ngjason me Pixel 7 Pro.

Përmes një tjetër rrjedhje aksidentale informacioni, Google ka zbuluar telefonin e ardhshëm Pixel 8 përsëri. Kësaj here pamjet dhe detajet vinë nga simulatori 360 gradë me të cilin mund të shikoni pajisjen nga çdo kënd.

Pika e vogla të verdha tregojnë sensorë dhe porta të ndryshme. Jo vetëm që konfirmon funksionalitetet e reja siç është një sensor temperature dhe një portë fizike SIM, por gjithashtu edhe tre ngjyrat e reja të disponueshme.

Simulatori tashmë nuk mund të aksesohet ndërsa fillimisht u vu re nga përdoruesi në X Jose Ruben i cili ka postuar edhe disa imazhe.

 

Pixel 8 do të vijë në ngjyrë blu, porcelan dhe zezë së bashku me një ndërfaqe Home që ngjason me Pixel 7 Pro. Gjithashtu paraqet portën e kartës SIM dhe konfirmon sensorin e shumëpërfolur të temperaturës.

Megjithatë nuk zbulon asnjë specifikë të harduerit. Shiriti i kamerës së pasme të Pixel 8 Pro përmban tre sensorë: një sensor 50-megapiksel kryesor i cili kap 50 përqind më shumë dritë dhe një sensor me kënd të gjerë 64-megapiksel prodhuar nga Sony.

Është spekuluar se Pixel 8 Pro, ndryshe nga paraardhësi do të ketë ekran të rrafshët. Së fundi bateria prej 5,000 mAh do të karikohet me 27W.

Google ka planifikuar të prezantojë telefonin më 4 Tetor, 3 javë nga debutimi i iPhone 15 më 12 Shtator.