Grabiten e dhunohen nënë e bir në Gjilan

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë në Gjilan, nënë e bir derisa ishin duke ecur rrugës janë sulmuar fizikisht nga dy persona të panjohur të maskuar.

Të maskuarit kanë arritur që me forcë të marrin nga viktima stoli ari, si dhe një shumë parash.

Në raportin ditor të policisë thuhet se viktima edhe është dhunuar, ndërsa djali i saj i mitur është rrahur fizikisht. Ndërkohë, të dy kanë kërkuar ndihmë për pranuar tretman mjekësor.

Policia thotë se rasti është duke u hetuar, derisa të dyshuarit ende nuk janë identifikuar e as arrestuar.

“Është raportuar se dy viktimat një femër dhe djali i saj i mitur, deri sa ishin duke ecur rrugës janë sulmuar fizikisht nga dy persona të panjohur të maskuar. Të dyshuarit kanë arritur që me forcë të marrin nga viktima stoli ari që kishte si dhe një shumë parash dhe njëkohësit dyshohet se të njëjtit e kanë dhunuar, ndërsa ndaj djalit të saj kanë ushtruar dhunë fizike dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim./