Grafite kundër Albin Kurtit te selia e VV-së (Foto)

Në hyrje të selisë së Lëvizjes Vetëvendosje, është parë një grafit, në të cilin shkruhet ‘S’ka babë ka ide’.

Ky grafit vjen pas zhvillimeve të fundit në Lëvizjen Vetëvendosje, ku ka disa mospajtime të brendshme në këtë parti.

Disa nga aktivistë të VV-së, kanë konsideruar Albin Kurtin ‘si babë’ të Lëvizjes Vetëvendosje ndërkohë që një grup tjetër thotë se ‘nuk ka babë, por ka ide’.