Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Haga në vetëposhtërim: bie njeriu që guxoi t’i tregojë vendin Izraelit

Haga në vetëposhtërim: bie njeriu që guxoi t’i tregojë vendin Izraelit

Karim Khan

Kryeprokurori Karim Khan shkarkohet për akuza për abuzim seksual

Shtetet anëtare të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) votuan për shkarkimin e Kryeprokurorit Karim Khan pasi organi mbikëqyrës i gjykatës arriti në përfundimin se ai ishte përgjegjës për një shkelje të rëndë disiplinore në lidhje me akuzat për abuzim seksual.

Vendimi përfaqëson një precedent në historinë e këtij institucioni gjyqësor ndërkombëtar dhe shënon fundin e një procesi që ka zgjatur pothuajse dy vjet, që kur akuzat kundër Khan u bënë publike për herë të parë.

Sipas Guardian, 82 nga 125 shtetet anëtare të GJNP-së votuan për shkarkimin e tij në një takim urgjent të mbajtur në selinë e Kombeve të Bashkuara në Neë York.

Shkarkimi pasoi një hetim të gjerë disiplinor mbi akuzat e bëra kundër Khan nga ish-vartësi i tij në Gjykatën Ndërkombëtare Penale.

Khan ka mohuar të gjitha akuzat, përfshirë akuzat se ai është përfshirë në sjellje seksuale të detyruar për një periudhë të gjatë kohore. Avokatët e tij kanë argumentuar se i gjithë procesi ishte “i padrejtë nga ana procedurale”.

Avokati britanik mori detyrën si kryeprokuror në vitin 2021 dhe mandati i tij duhej të zgjaste nëntë vjet. Gjatë mandatit të tij, ai drejtoi hetimet për krimet më të rënda të luftës dhe krimet kundër njerëzimit dhe mbikëqyri aktakuzat në disa nga çështjet më të rëndësishme ndërkombëtare.

Por akuzat ndaj tij erdhën pas shpalli urdhërarreste ndërkombëtare për dyshen famëkeqe Benyamin Netanyahu dhe Yoav Galant, duke i akuzuar për krime lufte në Gaza.

Shkarkimi i tij përbën një goditje të rëndë për drejtësinë ndërkombëtare këto kohë të trazuara gjeopolitike. /tesheshi