Hakerët vjedhin 10TB të dhëna nga Western Digital

Grupi i hakerëve ka qenë në përpjekje për të kontaktuar lidershipin e kompanisë për telefonatave dhe e-mail-eve personale për shkak se sistemi i e-mail-eve të kompanisë u mbyll pas incidentit.

Një grup hakerash të cilët thyen sistemet e brendshme të Western Digital pretenduan se kanë vjedhur 10TB të dhëna dhe kërkojnë një shumë të madhe për mos publikimin e tyre.

Western Digital, një kompani e shquar e prodhimit të pajisjeve të memories si HDD dhe SSD, ofron shërbime cloud e madje operon qendra të dhënash. Së fundi kompania zbuloi një incident sigurie në rrjetin e saj që filloi më 26 Mars kur një palë e tretë e paautorizuar fitoi akses në disa sisteme të kompanisë.

TechCrunch raportoi se një prej hakerëve kishte folur me median në fjalë për të verifikuar pretendimet e tyre dhe ndarë një skedarë dixhital i nënshkruar në formë dixhitale me certifikatat e nënshkrimit të kodit të kompanisë që një grup hulumtuesish sigurie e vërtetuan.

Hakeri i tha TechCrunch se kishin për qëllim për të bërë para përmes harkimit dhe nuk kishin përdorur ransomware për të infektuar të dhëna. Përkundrazi ata kërkojnë një shumë “8-shifrore” për të mos publikuar të dhënat e vjedhura.

Grupi i hakerëve ka qenë në përpjekje për të kontaktuar lidershipin e kompanisë për telefonatave dhe e-mail-eve personale për shkak se sistemi i e-mail-eve të kompanisë u mbyll pas incidentit.

Që nga pasditja e datës 13 Prill sistemi i e-mail-eve të kompanisë është jashtë funksioni.