Hapet muzeu i Luvrit Abu Dabi

Dhjetë vjet pas fillimit të projektit, muzeu i Luvrit Abu Dabi, projektuar nga arkitekti Jean Nouvel, do të hapë dyert më 11 nëntor, njoftoi sot ministrja franceze e Kulturës.

“Franca është krenare për kontributin në këtë muze me Emiratet e Bashkuara Arabe”, shtoi Françoise Nyssen në një konferencë shtypi në Abu Dabi, kryeqytet i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ajo nënvizoi se ky muze ishte përgjigja e përbashkët e Parisit dhe Abu Dabit në një kohë që kultura po sulmohet.

Jean-Luc Martinez, president i muzeut të Luvrit në Paris theksoi karakterin universal të muzeut të Abu Dhabit, i pari i këtij lloji në botën arabe. Ai përshëndeti bashkëpunimin e pazakontë mes dy vendeve.

Nga ana e tij, ministri i Kulturës i emiratit, Cheikh Nahyane ben Moubarak al-Nahyane nënvizoi krenarinë e vendit të tij për pasur një muze universal.

“Ashtu si Luvri është thesari i kurorës së Parisit, Luvri i Abu Dhabit është i destinuar të ketë të vlerë të tillë.

Projekti ka lindur nga një marrëveshje ndërqeveritare nënshkruar në vitin 2007 mes Parisit dhe Abu Dhabit.

Image result for louvre abu dhabi

Image result for louvre abu dhabi

Image result for louvre abu dhabi