Hapet Qendra e dytë për të moshuar në lagjen Aktash

Sot është hapur Qendra e dytë për të moshuar në lagjen Aktash në Prishtinë.

“Prishtina është e para dhe e vetmja që ka investuar në qendrat sociale si kjo, në mënyrë që pensionistëve dhe të moshuarve të u ofrohet një hapësirë si vendtakim për socializim dhe argëtim”, thuhet në një komunikatë nga Komuna e Prishtinës.

“Një falënderim i veçantë për të gjithë që e mbështetën realizimin e kësaj qendre: Ndërmarrjen Publike Banesore për hapësirën, Zyrën e Regjenerimit Urban për projektimin, studion projektuese “Tiki Design” për inventarin, Kujtesën, kompanitë Neptun dhe Beko për pajisjet elektrike dhe kompaninë “Liri”. Të kujdesemi dhe respektojmë brezin që kontribuoi shumë në kohërat më të vështira!”, përfundon njoftimi.