Haradinaj: Do të kontribojmë financiarisht për rindërtimin e katedrales

Kosova do të ndihmojë financiarisht në rindërtimin e Katedrales Notre Dame në Paris e cila dy ditë më parë u shkatërrua nga zjarri.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka paralajmëruar se do të ndajë fonde për rindërtimin e katedrales Notre Dame, duke shkaktuar kështu reagime nga opozita.

Ai deklaroi para ambasadorit të Francës, Didier Chabert, ai tha se edhe Kosova do të ndihmojë në rindërtimin e saj. Ai nuk ka konfirmuar vlerën e mjeteve që janë propozuar në këtë rast.

Lidhur me këtë paraajmërim ka reaguar i pari i Prishtinës, njëkohësisht kreu i PSD-së, Shpend Ahmeti, i cili tha se do të ishte mirë që fondet në fjalë të kalojnë te famijet të mbetura pa kulm mbi kokë.