Haradinaj falënderon Turqinë, kërkon thellim të bashkëpunimit

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka pritur sot në një takim ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar.

Haradinaj përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se është takuar me ambasadorin e ri të Turqisë për thellimin e marrëdhënieve bilaterale.

“Për thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe intensifikimin e partneritetit në fushat e interesit të ndërsjellë, sidomos në fushën e ekonomisë, prita në takim njohës ambasadorin e ri të Turqisë në Prishtinë, Cagri Sakar, të cilin e falënderova për mbështetjen e shtetit turk në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj