Lëvizja libaneze Hezbollah ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka kryer 12 sulme kundër forcave izraelite në jug të Libanit dhe në veri të Izraelit.
Sipas deklaratës së grupit, sulmet kanë shënjestruar automjete ushtarake, sisteme për bllokimin e dronëve dhe lëshues të sistemit izraelit të mbrojtjes ajrore “Iron Dome”.
Hezbollahu tha se operacionet janë pjesë e përballjeve të vazhdueshme përgjatë kufirit libanezo-izraelit, ndërsa nuk ka dhënë hollësi për dëmet apo viktimat e mundshme.
Nga ana tjetër, autoritetet izraelite nuk kanë komentuar menjëherë mbi pretendimet e Hezbollahut. Situata në kufirin mes Libanit dhe Izraelit mbetet e tensionuar, me shkëmbime të herëpashershme zjarri mes dy palëve. /mesazhi



