Hidhet shorti për çiftet çerekfinaliste në Kupën e Kosovës, kryendeshja Prishtina – Ballkani

Klubet çerekfinaliste kanë mësuar kundërshtarët e tyre në Kupën e Botës.

Sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti për çiftet çerekfinaliste në Kupën e Kosovës.

Kryendeshja e këtij kompeticioni është ajo në mes Prishtinës dhe Ballkanit.

Përballje interesante është edhe ajo ndërmjet fituesit të edicionit të kaluar, Llapi – Malisheva.

Ndeshje e mirë është edhe ajo në mes klubit të Mitrovicës, Trepça ’89 dhe Gjilanit.

Kurse, skuadra e Vushtrrisë ishte me fat në short, ngase si kundërshtar do të ketë skuadrën e Ligës së Dytë, Beharin.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell shortin e plotë për ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës:

Prishtina – Ballkani

Trepca ‘89 – Gjilani

Llapi – Malisheva

Vushtrria – Behari

Kujtojmë që ndeshjet zhvillohen më 15 mars.