Higuain i jep fund karrierës me Argjentinën

Sulmuesi i Chelsea-t, Gonzalo Higuain (31) ka njoftuar tërheqjen e tij nga përfaqësuesja e Argjentinës, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Kështu vendosa sepse dua të kënaqem me familjen time. Dua të kaloj kohën me vajzën time dhe njëkohësisht ndjej se vendit tim i ka dhënë gjithçka që kam mundur. Tani jam përkushtuar plotësisht për sfidat në Chelsea. Premier liga është mahnitëse dhe me të vërtetë dua ta shijoj duke luajtur. Me të vërtetë është shumë cilësore”, ka thënë Higuain, raportojnë mediat britanike.

Higuain për Argjentinën luajti 75 ndeshje dhe shënoi 31 gola. Ndërkaq karrierën e tij e filloi në River Palte dhe në vitin 2006 kaloi në real Madrid. Pas 7 sezoneve në “klubin e mbretërve” ai shkoi në Napoli dhe më pas në Juventus, Milano dhe së fundmi në Chelsea.