Hoti-Qeverisë: Dorëhiquni, ose iu rrëzojmë me mocion

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti në konferencën e përjavshme ka përsëritur kërkesën për Qeverinë Haradinaj.

Ai i ka dhënë ultimatum Qeverisë së Kosovës që ta rrëzojë veten ose siç tha ai, shpejt do të nisin mocionin e mosbesimit, raporton Indeksonline.

Sipas Hotit, kjo Qeveri është pakicë si në Kuvend ashtu edhe në secilin prej Komisioneve parlamentare.

“Unë po çuditem kur e thonë se qeveria është stabile, në kushte normale ata duhet menjëherë të dalin para kuvendit dhe të japin dorëheqje. Qëndrimi i kryesisë së LDK0së nga mbledhja e para disa ditësh është vendim që vendi nuk duhet të qeverisët nga kjo qeveri e pakicës dhe as temat e mëdha nuk mund të adresohen nga kjo qeveri, siç është dialogu me Serbinë”, ka theksuar Hoti.

Ai ka vlerësuar se është e rëndësishme që të dakordohen për datën e zgjedhjeve dhe se nëse kjo nuk ndodh, atëherë do të detyrohen të dërgojnë para mocionin për rrëzimin e Qeverisë.