Hovenier në Ditën e Kushtetutës: Krenar që mbështes popullin dhe institucionet e Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka uruar Ditën e Kushtetutës.

Hovenier ka thënë se ndjehet krenar që mbështet popullin dhe institucionet e Kosovës.

“Ne, populli i Kosovës, jemi të vendosur për të ndërtuar një të ardhme të Kosovës si një vend i lirë, demokratik dhe paqedashës që do të jetë atdhe për të gjithë qytetarët e saj…” Gëzuar Ditën e Kushtetutës, Kosovë! Krenar që mbështes popullin dhe institucionet e Kosovës”, ka shkruar Hovenier.