HP nxjerr jashtë funksioni printerët OfficeJet me një përditësim

Disa konsumatorë të tjerë ju ishte thënë të prisnin deri më 16 Maj për një zgjidhje por deri më sot HP nuk e ka adresuar ende problemin.

HP po përballet me një moment të vështirë pasi dërgoi një përditësim i cili nxori jashtë funksioni disa prej printerave të saj OfficeJet.

Sipas një raporti të Bleeping Computer, firmware i dërguar u lançua globalisht në fillim të këtij muaji dhe konsumatorët po përballen me një ekran blu dhe kod gabimi 83C0000B në ekranet me prekje të printerave.

Në forumet e mbështetjes së HP, konsumatorët në disa vende të botës kanë kërkuar ndihmë për problemin. Një përdorues i një printeri OfficeJet tha se ekrani blu nuk i lejon të aksesojnë as menunë e pajisjes.

Disa konsumatorë të tjerë ju ishte thënë të prisnin deri më 16 Maj për një zgjidhje por deri më sot HP nuk e ka adresuar ende problemin.

Problemi prek jo vetëm seritë 9020e por edhe OfficeJet 8010e. Bleeping Computer ka listuar disa versione printerësh të prekur si OfficeJet Pro 9022e, Pro 9025e, Pro 9020e All-in-One dhe Pro 9025e.

Kompania është përballur me kritika të shumta që prej vitit të kaluar kur dërgoi një përditësim që bllokonte printerët duke mos i lejuar të përdorin fishekë boje të palëve të treta.

Është një praktikë e ndjekur nga kompania edhe në të kaluarën për të cilën ka paguar një gjobë prej 1.5 milionë euro.