Humb jetën një vajzë në Prizren, bie nga ndërtesa

Një vajzë rreth moshës 15 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e rënies nga një ndërtesë.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 00:05 pas mesnate, në rrugën “William Wolker”, në Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Vesel Gashi nga Policia rajonale e Prizrenit.

Sipas tij, viktima ka rënë nga një ndërtesë me lartësi prej 25 metra, me c’rast ka pësuar lëndime të rënda.

“Viktima ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Prizrenit, si pasoj e lëndimeve të rënda trupore. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar intensivisht në zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Gashi.

Ai shtoi se motivet e këtij rasti ende nuk dihen. /Telegrafi/