‘I varrosur’ në Amazonë, zbulohet qyteti i humbur i piramidave

Një qytet i humbur është gjetur në xhunglën e pamatë të Amazonës. Me anë të një teknologjie të quajtur Lidar, kërkuesit mundën të shihnin përtej objekteve dhe sipërfaqeve duke zbuluar qytetin në Bolivi.

Pajisja depërtoi mes bimësisë amazonase dhe tregoi qytete, fshatra, krahina të humbura mes fushave gjigande. Xhungla ka qenë prej vitesh e padepërtueshme për shkak të shtrirjes së gjerë dhe pamundësisë për infrastrukturë.

Ky zubulim i madh u nis nga rrugëtimi i një eksploruesi anglez, konoleli Percy Fawcet, i cili në vitin 1952 shkoi në një mision në kërkim të Qytetit Z në Amazonë. Ai mori me vete pushkë, hanxhar dhe një vegël muzikore, ukulele e kështu nisi udhëtimin e tij, nga i cili nuk u kthye kurrë.

Por Fawcet ishte i bindur se dikur kishte ekzistuar një qytetërim i vjetër dhe se ai do të gjente “hapësirën e fundit boshe të botës”. Megjithatë, përpjekje t e tij nuk humbën sepse teknologjia arriti të zbulonte xhunglën në cep të Amazonës, të mbuluar prej shekujsh nga pemët, bimët dhe gjelbërimi.

Madje është gjetur edhe një pirg gurësh 5 metra i lartë me madhësinë e 30 fushave futbolli,ndërsa brenda tij ndodheshin piramida 20 metra të larta./tvklan.al