Indi, 29 të vdekur nga një aksident trafiku

Së paku 29 persona kanë humbur jetën gjatë një aksidenti të trafikut që ndodhi sot herët në mëngjes në veri të Indisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Aksidenti ndodhi në autostradën afër qytetit Agra në krahinën Uttar Pradesh.

Duke goditur në gardhin mbrojtës gjatë shpejtësisë së madhe, autobusi ra nga ura në humnerë.

Shumica e pasagjerëve flinin në momentin e fatkeqësisë.

Zëdhënësi i Qeverisë indiane, Awanish Awasthi, njoftoi se bëhet fjalë për një autobus i cili udhëtonte në linjën e rregullt Lucknow-New Delhi.

Në fatkeqësinë jetën e kanë humbur 29 persona, ndërsa 18 të tjerë u plagosën.

Rrugët e Indisë janë më vdekjeprurëset në botë për shkak të fatkeqësive të shpeshta në të cilat në vit mesatarisht e humbin jetën 150.000 persona. Shpejtësia e papërshtatshme, infrastruktura e keqe rrugore dhe automjetet e vjetruara janë ndër shkaqet më të shpeshta të fatkeqësive në Indi.