Indonezi, aktivizohet sërish vullkani Marapi

Vullkani Marapi i cili ndodhet në provincën Java Qendrore ka filluar sërish të hedhë hi dhe tym, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra Vullkanologjike dhe Reduktimit të Katastrofave Gjeologjike në Indonezi (PVMBG) njofton se vullkani i cili ndodhet në qytetin Yogyakarta ka hedhur hi dhe tym në një lartësi prej rreth 5.500 metra.

PVMBG tha se në një hapësirë prej 5 kilometrash nga mali kanë filluar evakuimet e detyrueshme ndërsa edhe aeroporti Adisutjipto në Yogyakarta është mbyllur përkohësisht pasi në hapësirën ajrore për fluturime u përhap gazi dhe tymi.

Të paktën 347 persona humbën jetën si pasojë e hedhjes së llavës nga vullkani Merapi, i cili ndodhet në ishullin e Java-s dhe është në lartësi prej 2.968 metra.

Indonezia shtrihet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit” ndërsa atje gjenden 130 vullkane aktive.