Iniesta vazhdon kontratën edhe për dy vite me Vissel Koben

Ish-mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta do të jetë pjesë e J-League të Japonisë edhe për dy vitet e ardhshme. Iniesta të martën ka vazhduar kontratën edhe për dy vite me Vissel Koben dhe do të jetë pjesë e këtij ekipi deri në vitin 2023.

Mesfushori 36-vjeçar është pjesë e këtij ekipi prej vitit 2018 kur iu bashkua nga Barcelona. Vet Iniesta ka deklaruar se është shumë i lumtur që ka vazhduar bashkëpunimin e tij me skuadrën japoneze. Ai deri më tani ka regjistruar 77 paraqitje në të gjitha garat me Vissel Koben përgjatë tri sezoneve të fundit duke shënuar 16 gola dhe asistuar 18 herë.

“Jam i ngazëllyer që do të përfshihem në projektin e klubit edhe për dy vitet e ardhshme. Gjëja më e rëndësishme për mua është se po e ndjejë që njerëzit përreth po më vlerësojnë. Dua të vazhdoj me pasionin që kisha kur erdha para tri vjetësh”, ka thënë ndër të tjera Iniesta.