Instagram do të çaktivizojë NFT pas pak ditësh

Tashmë NFT nuk janë më një produkt që mbetet për tu testuar nga kompania Meta dhe gjithë përfitimet apo humbjet që vijnë prej tyre u analizuan nga kompania. Jemi në pritje të datës 11 prill që do të vulosë ndryshimin në aplikacionin Instagram.

Instagram njoftoi se në datën 11 prill do të çaktivizojë NFT të cilat ishin vendosur në përdorim muajt e fundit. Nëpërmjet një njoftimi i cili shfaqet në faqen e parë të llogarisë, kompania Meta që ka në zotërim aplikacionin është duke njoftuar të gjithë përdoruesit për këtë ndryshim që do të ndodhë.

Meta e shihte si një mundësi të mirë aplikacionin Instagram për të përfituar nga NFT dhe vendosi që të shfaqte pronësinë digjitale në këtë formë. Në majin e vitit 2022, u lançuan për herë të parë NFT-të dhe ishte një opsion që tërhoqi shumë përdorues. Përdoruesit mund të ndanin informacione lidhur me NFT nëpërmjet blockchain-it përkatës.

Çaktivizimi do të vijë si pasojë e rënies së shitjeve të NFT-ve sepse tregu ekonomik ka rënie dhe mungesës së interesit nga përdoruesit. Metaverse do të vendosë në qendër të vëmendjes produkte të tjera digjitale si vepra arti teknologjike.