Instagram kopjon kanalet e Telegram

Kanalet e Instagram, një komunikim një drejtimesh i stilit të Telegram, së shpejti do të jetë më i disponueshëm gjerësisht. CEO i Meta Mark Zuckerberg shkroi në kanalin e tij se kompania do të lançoi funksionalitetin globalisht ditën e sotme.

Deri më sot ka qenë i kufizuar për një numër krijuesish. Kanalet e Transmetimit ju japin mundësi përdoruesve tu dërgojnë mesazhe ndjekësve të cilët mund të reagojnë dhe të votojnë anketa, por nuk mund tu përgjigjen drejtpërdrejtë.

Zuckerberg ka përdorur kanalet për të ndarë njoftimet dhe përditësime për produktet e Meta.

Së bashku me përditësimet me tekst, krijuesit mund të postojnë imazhe, video dhe klipe audio. Gjithashtu mund të ftojnë të tjerë në kanalin e tyre si bashkëpunëtor.

Meta solli kanalet në WhatsApp për herë të parë javën e kaluar. Disa organizata tashmë kanë akses por WhatsApp do ta ofrojë funksionalitetin më gjerësisht në muajt në vijim.

Meta do të sjellë kanalet edhe në Facebook dhe Messenger gjithashtu.