Instagram lançon mjete për tu mbrojtur nga spam dhe llogaritë robotike

Instagram ka zhvilluar dhe përmirësuar sistemet automatike të identifikimit që kontrollon për spam në komente, etiketa, shikime historish dhe ndjekësish.

Meta po lançon një suitë të re mjetesh në Instagram përmes të cilave përdoruesit do të kenë më shumë kontroll mbi sasinë e përmbajtjeve spam dhe robotike që shohin në kohështrirjet e tyre.

Përdoruesve gjithashtu do tu tregohet nëse diçka që kanë postuar është në përputhje me udhëzimet komunitare. Mjetet e reja do të lançohen për të gjithë përdoruesit gradualisht në javët në vijim.

Instagram ka zhvilluar dhe përmirësuar sistemet automatike të identifikimit që kontrollon për spam në komente, etiketa, shikime historish dhe ndjekësish.

Sistemet e moderimit do të etiketojnë ndjekësit e rremë dhe përmbajtjet spam duke ju dhënë opsionin përdoruesve për të fshirë ato përmbajtje.

Çdo llogari e dyshuar robotike ose spam do të filtrohet në një postë më vete që përdoruesit ta rishikojnë dhe nëse një llogari nuk është spam përdoruesit mund ta aprovojnë në listën e ndjekësve ose jo.

Përndryshe llogaritë do të heqen automatikisht 30 ditësh nga lista e ndjekësve. Postimet e etiketuara si spam nuk do të shfaqen në kohështrirjen e krijuesve vetëm nëse aprovohen.

Instagram do të dërgojë gjithashtu njoftime brenda aplikacionit nëse zbulon postime që shkelin politikat e tij të përmbajtjes.

Fenomeni u ngacmimeve dhe spamit ka qenë prej kohësh një pikë e dobët për Instagram. Para pak kohësh kompania u detyrua të merrej me robotët që sulmojnë platformën dhe përhapin përmbajtje seksualisht eksplicite.