Instagram zgjeron NFT-të në platformë në 100 shtete

Ende përdoruesit nuk mund të blejnë NFT në Instagram, por Meta ka lënë të kuptohet se po punon për një treg të NFT-ve.

Tregu I NFT-ve është tkurrur në muajt e fundit po kjo nuk ka penguar Instagram të vazhdojë me planet e saj për integrimin e sendeve dixhitale në platformë.

Pas një testimi në muajin Maj, aplikacioni do të zgjerojë funksionalitetet e NFT-ve në më shumë se 100 vende të botës përfshirë Afrikën, Azinë e Paqësorin, Lindjen e Mesme dhe Amerikën.

Përdoruesit e Instagram mund të vendosin NFT-ve në kohështrirjet e tyre apo ti dërgojnë me mesazhe. Krijuesit dhe koleksionistët e NFT-ve automatikisht etiketohen për atribuimin e punës apo pronës së tyre.

Ende përdoruesit nuk mund të blejnë NFT në Instagram, por Meta ka lënë të kuptohet se po punon për një treg të NFT-ve.

Nga dita e sotme Instagram gjithashtu ofron mbështetje për portofolë të palëve të treta nga Coinbase dhe Dapper krahas Rainbow, MetMask dhe Trust Wallet.

CEO i Meta Mark Zuckerberg njoftoi zgjerimin e shërbimit përmes një postimi në Instagram. /PCWorld Albanian