Inter hyn seriozisht në garë për Hysajn

Elseid Hysaj mund të largohet nga Napoli, për të vazhduar karrierën në Serie A te një tjetër skuadër.

Mbrojtësi shqiptar ka alarmuar skuadrën e Napolit, pasi Interi është vënë pas shërbimeve të tij.

Gazetat italiane raportojnë se Inter ka nisur të shfaq interesim të fortë dhe serioz për lojtarin e lindur në vitin 1994, i cili te skuadra nga Milano do të zëvendësonte Sime Vrsaljkon dhe Cedric Soares.

Këto raportime kanë detyruar presidentin e Napolit, Aureio De Laurentiss që sot të caktojë një takim me agjentin e mbrojtësit shqiptar, për t’i paraqitur një propozim për rinovimin e kontratës.

Mbetet të shihet nëse Hysaj do të preferojë të qëndrojë te Napoli, apo ta mendojë një kalim te Inter.