Interi kthehet te fitorja

Pas barazimit me Sampdorian, Interi është kthyer te fitorja.

Të shtunën në mbrëmje, “Zikaltërit” mposhtën 3:1 Udinesen në “Giuseppe Meazza”.

Romelu Lukaku shënoi i pari nga penalltia në minutën e 20-të. Sandi Lovcrit në fund të pjesës së parë vuri baraspeshën.

Por me golat e Henrikh Mkhitaryan (73’) dhe Lautaro Martinezit (89’), Interi vulosi fitoren.

Fitorja mban Interin në vendin e dytë me 47 pikë. Udinese është e nënta me 30 pikë.