iOS 17.1 zbret nivelet e rrezatimit të iPhone 12

Në Shtator Franca vendosi që përkohësisht të bllokonte shitjet e iPhone 12 pasi Agjencia Kombëtare e Frekuencave(ANFR) arriti në përfundimin se smartfoni i Apple tejkalonte limitet e rrezatimit.

Apple lançoi iOS 17.1 një përditësim i cili do ta bëjë përdorimin e iPhone 12 në Francë të ligjshëm.

Në Shtator Franca vendosi që përkohësisht të bllokonte shitjet e iPhone 12 pasi Agjencia Kombëtare e Frekuencave(ANFR) arriti në përfundimin se smartfoni i Apple tejkalonte limitet e rrezatimit.

Pasi testoi mëse 141 telefonë për ritmin specifik të absorbimit (SAR), agjencia tha se iPhone 12 operonte përtej limiteve. Ritmi specifik i absorbimit i referohet sasisë të energjisë që trupi merr nga fushat elektromagnetike të frekuencave radio.

Të gjithë telefonët duhet të operojnë brenda disa limiteve që në të vërtetë ndryshojnë nga njëri vend tek tjetri.

Apple reagoi pas lajmit duke thënë se iPhone 12 është në përputhje me rregulloren e SAR sepse kur mbahet në duar apo gjendet afër trupit, automatikisht ul fuqinë e transmetimit të frekuencave por që ANFR nuk e teston në këto kushte.

Pavarësisht se Franca vendosi bllokimin e iPhone 12, Apple nuk e shet më telefonin në dyqanet e saj por shitet vetëm nga palë të treta. Apple njoftoi në Shtator se po punonte për të dërguar një përditësim që përmbush kriteret e ANFR.

Më 29 Shtator rregullatorët Francezë aprovuan përditësimin iOS 17.1.