iOS 17 dhe iPadOS 17 mund të shkarkohet nga 18 Shtatori

Debutimi i plotë i iPadOS 17, versionit për tabletët, do të bëhet po më 18 Shtator ku përdoruesit tashmë do të ndërveprojnë me mini-aplikacione dhe të personalizojnë ekranin e kyçjes.

iOS 17 do të jetë e disponueshme për shkarkim më 18 Shtator duke prezantuar përdoruesit e iPhone me funksionalitete të reja si Live Voicemail, StandBy Mode dhe një aplikacion të ri Journal.

Apple ndau lajmin në evenimentin Wonderlust të prezantimit të iPhone 15 pasi e zbuloi sistemin operativ mobile për herë të parë në WWDC më 15 Qershor.

Debutimi i plotë i iPadOS 17, versionit për tabletët, do të bëhet po më 18 Shtator ku përdoruesit tashmë do të ndërveprojnë me mini-aplikacione dhe të personalizojnë ekranin e kyçjes.

iPadOS mund të instalohet tabletët duke filluar nga gjenerata e 6-të e iPad, gjenerata e 5-të e iPad Mini, gjenerata e tretë e iPad Air, dhe gjenerata e dytë e iPad Pro 12.9-inç.

Ndërkaq iOS 17 është e pajtueshme me iPhone që kanë procesorë A12 Bionic ose më të fundit duke lënë jashtë iPhone XR dhe XS si modelet më të vjetra që nuk përditësojnë dot më.

Listën e plotë të pajisjeve të pajtueshme me iOS 17 e gjeni në këtë lidhje.