Në Iran nga ora 07:00 filloi procesi i votimit për zgjedhjet e 13-ta presidenciale, i cili do të vazhdojë në të gjithë vendin deri në orën 24:00 me kohën lokale, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Qendrës Zgjedhore të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Iranit, vendi me një popullsi prej rreth 83 milionë banorë ka 59.310.307 votues, prej të cilëve 29.980.038 burra dhe 29.330.269 gra.
Pritet që të dhënat e para për rezultatet e zgjedhjeve të shpallen që nga mesnata kurse do të sqarohen nesër në mesditë.
Deputeti konservator, Ali Riza Zakani, ish-sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare dhe Kryenegociatori për Programin Bërthamor, Said Jalili dhe ish zv/presidenti reformist, Muhsen Mihralizadeh, u tërhoqën nga gara zgjedhore.
Ndërsa kandidatët konservatorë, ish-komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë së Gardës Revolucionare dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Diagnostikimin e Përfitimit të Rendit, Mohsen Rezaee, deputeti Amir-Hossein Ghazizadeh Hashemi, Shefi i Gjyqësorit, Ebrahim Raisi dhe ish-Guvernatori i Bankës Qendrore reformatore, Abdolnaser Hemmati, po garojnë për president.
Në Iran presidenti shërben për 4 vjet dhe një person mund të zgjidhet në këtë post vetëm dy herë me radhë. Presidenti Hassan Rouhani për këtë shkak nuk mund të kandidonte.
Kandidatët duhet të marrin 50+1 për qind të votave për t’u zgjedhur në raundin e parë. Nëse nuk ka kandidat me më shumë se 50+1 për qind në raundin e parë, 2 kandidatët që marrin më shumë vota do të shkojnë në raundin e dytë dhe fituesi do të jetë presidenti i 8-të i vendit.
Për shkak të vetos së reformistëve, konsiderohet se kandidati konservator Ebrahim Reisi do të fitojë zgjedhjet në raundin e parë dhe do të bëhet presidenti i 8-të, por shihet se njerëzit nuk kanë pritje shpresëdhënëse për periudhën pas-zgjedhore
Gati 75 për qind e 80 mijë personave mbi moshën 19-vjeç, që morën pjesë në sondazhin e kryer nga Grupi i Sondazhit të Iranit me bazë në Holandë (GAMAAN) deklaruan se nuk do të shkonin në votime, ndërsa 18 për qind thanë se do të votonin dhe 6 për qind ishin të pavendosur.
Në sondazhin e opinionit të kryer nga Agjencia e Sondazhit të Qendrës së Opinionit të Studentëve Iranianë (ISPA), niveli i atyre që deklaruan se do të shkonin në votime ishte 38 për qind. Deklarohet se ky është niveli më i ulët i pjesëmarrjes në zgjedhje që nga viti 1979.
Udhëheqësi i vendit, Ali Khamenei, të mërkurën dhe presidenti Rouhani, dje, i bënë thirrje popullit për të votuar pasi u bënë komente se pjesëmarrja do të ishte e ulët dhe se shumica e njerëzve priren të bojkotojnë. Khamenei dhe Rouhani, duke argumentuar se “armiku dëshiron pjesëmarrje të ulët në zgjedhje” i kërkuan popullit iranian të “prishë lojërat e armikut”.
Përveç zgjedhjeve të 13-ta presidenciale, votuesit në vend gjithashtu votojnë për zgjedhjet për këshillin qeverisës në provinca, rrethe dhe qytete, si dhe për zgjedhjet shtesë të Asamblesë Iraniane dhe Asamblesë së Ekspertëve. /aa








