Alexandre Isak ka zyrtarizuar mbrëmë kalimin te Liverpooli për çmim rekord prej 150 milionë eurosh.
Pasi kreu transferin, Isak është bashkuar me përfaqesuesen e Suedisë. Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit e Suedisë.
Kjo do të thotë që 150 milionëshi është i gatshëm për lojën ndaj Kosovës që luhet më 8 shtator në “Fadil Vokrri”.








