Italia publikon kriteret që OpenAI duhet të plotësojë për të lejuar përdorimin ChatGPT

Kompania sipas autoriteteve duhet të marrë aprovimin e përdoruesve për të përdorur të dhënat personale në trajnimin e algoritmeve të ChatGPT.

ChatGPT mund të rikthehet në Itali së shpejti nëse krijuesi i saj, OpenAI, përmbush disa kushte të vendosur nga autoritetet rregullatorë të cilat aplikuan ndalimin mbi softuerin e inteligjencës artificiale për shkak të shqetësimeve të privatësisë.

Të Mërkurën e kaluar autoritetet Italiane publikuar një sërë kërkesash që OpenAI duhet të përmbushë deri më 30 Prill nëse dëshiron që roboti bashkëbisedues AI të lejohet në Itali.

Muajin e kaluar ato kërkuan që kompania të ndalonte së përpunuari informacionet personale të përdoruesve Italianë. Autoritetet thanë se qëllimi i tyre nuk ishte të bllokonin zhvillimin e inteligjencës artificiale për të aplikonin ligjet strikte Evropiane të privatësisë së të dhënave.

OpenAI, që ju përgjigj propozimit të autoriteteve, mirëpritën vendimin e tyre. Shqetësimet rreth inteligjencës artificiale janë shtuar në disa vende të botës si Franca apo Kanadaja.

Planet e Italisë për të lejuar ChatGPT

Sipas masave të Italisë, OpenAI duhet të postojë informacion në uebsajtin e saj sesi dhe pse përpunon informacionet personale të përdoruesve dhe të ofrojë një opsion për të korrigjuar apo fshirë ato të dhëna.

Kompania sipas autoriteteve duhet të marrë aprovimin e përdoruesve për të përdorur të dhënat personale në trajnimin e algoritmeve të ChatGPT.

Autoritetet Italiane kanë hedhur dyshime se ku bazohet ligjërisht OpenAI për grumbullimin e sasive të mëdha të të dhënave për të trajnuar algoritmet e saj dhe shprehur të shqetësuar për informacionet e rreme që mund të gjenerojë për individët.

Kompania duhet të nisë një fushatë publike deri më 15 Maj përmes radios, TV, gazetave dhe internetit për të informuar njerëzit sesi përdor të dhënat e tyre personale për trajnimin e algoritmeve.

Gjithashtu autoritetet kërkojnë që të verifikohet mosha e përdoruesve nëse janë nën 13-vjeç apo mes 13-18-vjeç të cilët nuk kanë aprovimin prindëror.