Izraeli apo Palestina?

Të përkrahësh atë që bën Izraeli në Palestinë, për Kosovën politikisht i bie:
1. “Toka e Premtuar” – “Kosovo i Metohija”;
2. Jerusalemi kryeqyteti i Izraelit – Prizreni kryeqyteti i “Serbisë Jugore”;
3. Ambasada kosovare në Jerusalem – Ambasada ruse në Serbi, në Mitrovicë;
4. Muri i Vajtimit në Xhaminë Aksa – Patriarkana e Pejës ose Xhamia e Madhe në Prishtinë janë themele të kishave serbe;
5. Marrëveshja e Llozanës – Suprimimi i Autonomisë së Kosovës ose Marrëveshja e Dejtonit;
6. Arafati dhe Perez – “Ai” dhe Milloshoviqi;
7. Populli palestinez “nuk përkrahë” Lëvizjet për Çlirimin e Palestinës – Lëvizjet “pacifiste” demokratike të Kosovës nuk përkrahin UÇK-në;
8. Lëvizjet për Çlirimin e Palestinës – UÇK;
9. Serbia “ka të drejtë vetëmbrojtje” me tanke e avion në Prekaz;
10. Gaza – 1% e Reçakut;
11. Kampe refugjatësh në Jordani, Liban, Egjipt – Kampe refugjatësh në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi;
12. “Terroristë” politik të burgosur: Ahmed Jasin- Ukshin Hoti, Adem Demaçi;
13. Mbyllje dhe bombardimi i shkollave, universiteteve, spitaleve xhamive, shtëpive – “shtëpi-shkolla”, “shkolla-nate”, ambulanca “Nëna Terezë”, refugjatë, tenda, njerëz pa shtëpi;
14. Bombardohet Associated Press/Al-Jazerah – mbyllet Radio Televizioni i Prishtinës;
15. Në varrimin e një dëshmori që e mbartin mbi supe marrin pjesë disa dhjetëra mijëra – ngjashëm sikur ne.
16. Palestinezët qe gjysmë shekulli ngrisnin dy gishta dhe i thërrisnin lirisë – ngjashëm sikur edhe ne në fund të 90-tave.
*
PASOJË: miliona civil palestinezë, gra, e fëmijë të vrarë, plagosur, dhunuar, burgosur e zhdukur – ngjashëm dhjetëra mijëra shqiptarë.
Amani ju qoftë mos bëni politikë me ta.
Përndryshe, e ke mohuar të kaluarën tënde.
Ato që kemi të përbashkëta janë më shumë se ato që na dallojnë si dy popuj. Andaj, jam me ta.
**
Lufta Palestinë – izraelitë është më e vjetër se gjyshi yt. Pyete nëse e ke.
***
Për të qenë me popullin palestinez nuk ka nevojë të jesh musliman, katolik ose naj besim tjetër.
S’ka rëndësi a je serb, shqiptar, turk a amerikan. Mjafton të jesh njeri.
Mafton që ndjenjat tua të mos i ndrydhësh, ta lësh të flas zemra, jo politika.
Mjafton të flas populli, jo qeveritë. Nuk ka rëndësi çka ka thënë cilido ambasador ose udhëheqës.
Së paku këto gabime nuk guxojmë t’i bëjmë ne si popull që kemi kaluar në të njëjtat vuajtje.
Populli guximtar dhe i shtypur nuk përkrahë dhunën.
Popujt frikacakë janë të prirë të nënshtrohen ose rreshtohen me të “fortin”.
I forti i sotshëm nesër mund të jetë i dobët. Padrejtësia e sotshme nesër mund të mbulohet me drejtësi. Andaj, kujdes mos u bë i padrejtë. Mos ja prish bilancat e njerëzores vetes me politikë.
Ma së miri rrini e mos bëni tifo e përkrahje politike pro zullumit, askush s’po ua kërkon.
****
Aq shumë frikësohem sa që kam kujdes që një “like” në vendin e gabuar mund të jetë e barabartë me një viktimë më shumë në Palestinë, e lëre më një fjalë.
*****
Zoti ju ndihmoftë atyre. Atë vend e bëftë burim të paqes mes popujve, sikur edhe kanë bashkëjetuar me shekuj para se të ishte Israeli.
“Ata nuk mund të mbrojnë ty për asgjë tek Allahu. Zullumqarët janë miq të njëri-tjetrit, kurse Allahu është Mbrojtës i besimtarëve të devotshëm”.
Kur’an, Xhathijeh, 19.
“A nuk e ke ditur, se vetëm Allahut i takon sundimi i Qiejve e i Tokës, dhe se pos Allahut nuk keni, as mbrojtës, as ndihmëtar”.
Kur’an, Bekare, 107.
“Këtë sepse Allahu është Mbrojtës i atyre që besuan, kurse për jobesimtarët nuk ka mbrojtje”.
Kur’an, Muhammad, 11.
******
P. S. :
a). Konsideroj se shkrimi në asnjë vend nuk nxitë urrejtje ose fyen, thjeshtë nxjerrë paralele mes dy popujve.
b). Nëse profili më mbyllet ose bllokohet përkohësisht, është hera e parë që më ndodhë.
Jo që kam shkelur standardet e vendosura, por se standardet janë kundër lirisë së shprehjes për atë që ata bëjnë atje.
c). Do të shmangi komentin dhe përgjigjet, vetëm në rastin e domosdoshëm.
Zoti i dashtë botës paqe.
Berat PRENIQI