Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli nuk do të tërhiqet nga zonat që ka pushtuar në jug të Sirisë pas rrëzimit të regjimit Baath më 8 dhjetor 2024. Gjatë një konference me ambasadorë dhe zyrtarë të Ministrisë së Jashtme, ai tha se vendi i tij synon të ruajë “asetet” në Jabal al-Sheikh dhe zonën neutrale pranë Lartësive të Golanit të pushtuara që nga viti 1967.
Pas rënies së regjimit sirian, ushtria izraelite ka shtuar sulmet dhe ka shkatërruar infrastrukturën ushtarake të mbetur, duke zgjeruar kontrollin e saj dhe duke avancuar deri në 25 kilometra larg Damaskut. Sipas marrëveshjes së çmilitarizimit të vitit 1974 mes dy vendeve, këto zona duhet të mbeten të demilitarizuara.
Ministri i Jashtëm sirian, Asaad al-Shaibani, ka përsëritur se nuk do të ketë asnjë marrëveshje me Izraelin pa tërheqjen e tij nga territori sirian. /mesazhi






