Izraeli, sulme ajrore në Rripin e Gazës

Ushtria izraelite tha se ka goditur objektiva në Rripin e Gazës në përgjigje të sulmeve me raketa nga territori palestinez dhe nga Libani.

Një numër shpërthimesh u dëgjuan në Rripin e Gaza të enjten vonë. Nuk ishte menjëherë e qartë se cilat ishin objektivat e ushtrisë izraelite në këtë zonë.

Sulmet ajrore filluan ndërsa Kabineti i Sigurisë i Izraelit po mblidhej për të diskutuar një përgjigje ndaj sulmeve me raketa nga territori i Libanit. /voa