Ja kush është “smartphone” më i mirë në treg!

Ndërsa Apple dhe Samsung e kanë pasur ndonjë problem me smartphonet e tyre, OnePlus konsiderohet ende një prodhues i shkëlqyer.

Smartphone i tij i fundit, OnePlus 7T, ishte një aparat fotografik me pesë yje që ofronte gjithçka mund të dëshirohet nga përdoruesit e Android, duke kapur majën e listës së smartphoneve më të mirë me një çmim të arsyeshëm. Tani po përgatitet të nxjerrë OnePlus 8, dhe premton detaje mbresëlënëse. OnePlus8 në fakt është kthyer në njërin prej telefonëve celularë më të shumëpritur të 2020-tës. 

Ati thuhet të ketë një RAM prej 8 GB, një nivel që përputhet me Samsung Galaxy S20, dhe një procesor më të lartë. E këtu, duket se OnePlus “hahet” me Samsungun, sepse për një performancë të ngjashme vjen me çmim shumë më të ulët : OnePlus 8 Lite do të hidhet në treg për 500 dollarë, OnePlus 8 për 550 dollarë dhe OnePlus 8 Pro për 800 dollarë. Samsung Galaxy S20 ka ndërkohë një çmim prej 1500 dollarësh. Pritet që OnePlus 8 dhe OnePlus 8 Pro të hidhen në treg nga fundi i pranverës apo më e shumta, nga fillimi i verës./tch