
Lojtari i njohur i Liverpool-it, Mohammed Salah po bëhet gjithnjë e më shumë shembull për të rinjtë që e simpatizojnë klubin. Ai ka disa vecori që nuk i kanë lojtarët e tjerë. Këto vecori i vlerësojnë si fansat ashtu edhe njohësit dhe kritikët e futbollit.
Ai nuk është i regjistruar në asnjë medie sociale dhe nuk promovon aktivitetin e tij. Salah poashtu nuk e ka asnjë tatuazh, nuk del në klube të natës, nuk e ndërron stilin e flokëve dhe nuk shoqërohet me asnjë prej “Vip-ave” sic bëjnë lojtarë të tjerë britanik.
Poashtu, Salah është një hero i vërtetë në vendlindjen e tij në Egjipt. Ai e dërgoi shtetin e tij në Kupën e Botës, dhe përvec kësaj bën kontribute të rregullta bamirësie, posacërisht në spitalet e Kajros.
Por megjithatë, Salah nuk po përmendet për të qenë kandidat për Topin e Artë. Mos pjesëmarrja e tij në mediet sociale dhe bamirësia e tij e fshehtë po e lënë lojtarin në hije nga publiku. Por lojtari më i mirë i Premierë Ligës me sa duket nuk e ka aspak problem. Ai vazhdon punën e tij në mënyrë diskrete, duke qenë i thjeshtë dhe i shkëlqyer në të njëjtën kohë. /MESAZHI/