Ja sesi të instaloni dhe përdorni ChatGPT si aplikacion Windows

Edhe pse nuk ka një version zyrtar Windows, Microsoft Edge dhe Chrome ju japin mundësinë të përdorni ChatGPT si aplikacion Windows.

ChatGPT është një robot bashkëbisedues me inteligjencë artificiale ndërtuar mbi modelet gjuhësore të OpenAI. Është një aplikacion uebi që duhet ta hapni sa herë që dëshironi ta aksesoni.

Por nëse e përdorni ChatGPT si një aplikacion Windows? Edhe pse nuk ka një version zyrtar Windows, Microsoft Edge dhe Chrome ju japin mundësinë të përdorni ChatGPT si aplikacion Windows.

Ja sesi të përdorin ChatGPT si aplikacion Windows duke përdorur Edge dhe Chrome

Edge ka një funksionalitet të instalimit si aplikacion të uebsajteve. Konkretisht mund të hapni uebfaqe si aplikacione Windows.

Është i ngjashëm me versionin në ueb me përjashtim se nuk do të shikoni elemente si bookmark dhe tabe.

Për të shtuar ChatGPT si aplikacion Windows duke përdorur Edge veproni në këtë mënyrë:

1. Shkoni në faqen e ChatGPT dhe kyçuni me kredencialet tuaja

2. Klikoni ikonën me tre pika horizontale për të aksesuar menunë

3. Shkoni tek Apps dhe përzgjidhni opsionin Install this site as an app

4. Në dritaren e instalimit të aplikacionit vendosni emrin

5. Për të vendosur një ikonë të caktuar klikoni butonin Edit dhe përzgjidhni ikonën nga memoria lokale

6. Kliko Install dhe prisni deri në përfundimin e tij

Për të shtuar ChatGPT si aplikacion Windows duke përdorur Chrome veproni në këtë mënyrë:

1. Në Chrome navigoni tek faqja e ChatGPT dhe kyçuni në llogarinë tuaj

2. Klikoni menunë me tre pika vertikale në cepin e djathtë lart

3. Zgjidhni opsionin More Tools dhe më pas Create Shortcut

4. Zgjidhni opsionin Open as Window

5. Klikoni Create për të përfunduar