Januzi vazhdon kontratën me Llapin

Sulmuesi me përvojë, Ahmed Januzi do të jetë pjesë e skuadrës së Llapit edhe për sezonin e ri.

Klubi nga Podujeva ka njoftuar të martën se Januzi ka vazhduar edhe për një vit bashkëpunimin me Llapin.

Në njoftimin e klubit thuhet se rinovimi i kontratës me Januzin vjen si rezultat I angazhimit maksimal të sulmuesit këtë edicion, duke ndihmuar Llapin të përfundoj nënkampion i Kosovës dhe të siguroj paraqitjen në garat e UEFA-s.

Në 32 paraqitje në të gjitha garat për Llapin këtë sezon, Januzi ka shënuar 10 gola dhe ka bërë 2 asistime.

Në garat evropiane, Llapi do të paraqitet prej raundit të dytë kualifikues të Ligës së Evropës.

Januzi bëhet lojtari i dytë që vazhdon bashkëpunimin me Llapin, pasi të dielën për një vit kontratën me ekipin e trajnerit Tahir Batatina e vazhdoi edhe mesfushori Besar Musolli.