Jimenez i bashkohet Fulhamit

Meksikani Raul Jimenez është përforcimi më i ri i skuadrës së Fulhamit. Sulmuesi i është bashkuar Fulhamit nga skuadra e Wolverhamptonit për 6 milionë euro.

32-vjeçari me Fulhamin ka firmosur kontratë deri në vitin 2025 me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Te Fulhami po e vlerësojnë Jimenezin si përforcim të duhur për sulmin, duke pasur parasysh se prej vitit 2018 ka luajtur në futbollin anglez.

Edicionin e fundit, Jimenez realizoi 3 gola në 20 paraqitje për Wolvesin, ndërsa karrierë në Evropë ka bërë edhe te Benfica e Atletico Madridi.

Ai ka edhe 102 ndeshje të luajtura për Përfaqësuesen e Meksikës, ku ka realizuar 30 gola.