Johnson: Politikanët të punojnë në shërbim të popullit

Boris Johnson, Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, gjatë vizitës së tij zyrtare të zhvilluar të enjten në Kosovë, është takuar dhe ka folur edhe me liderët opozitarë të vendit, raporton Klan Kosova.

Në takimin ku është lansuar projekti “Përkrahja për Zhvillimin e Partive Politike të Kosovës”, Johnson ka diskutuar me opozitarët, duke iu kërkuar bashkëpunim në mes partive politike në vend.

Johnson para këtij takimi, ka folur edhe para deputetëve nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, ku ka përmendur rëndësinë e Gjykatës Speciale, ka kërkuar pajtim me Serbinë dhe ka bërë thirrje që politikanët të punojnë në shërbim të popullit.