Jorginho do të kthehet në Serie A

Mesfushori Jorginho do të rikthehet në Serie A pas përfundimit të edicionit aktual.

Jorginho në verë do të largohet nga Arsenali, pasi i skadon kontrata me ekipin nga Londra. 32-vjeçari në janar të vitit të shkuar iu bashkua Arsenalit nga Chelsea, ndërsa në Itali karrierë ka bërë te Napoli dhe Verona.

Këtë edicion, Jorginho ka një gol e një asistim në 25 paraqitje në të gjitha garat me Arsenalin. Edicionin e ardhshëm, ai pritet të jetë futbollist i Lazios apo Juventusit, ka konfirmuar agjenti i tij.

“Jorginho do të përshtatej më shumë tek Lazio për shkak të prezencës së trajnerit Maurizio Sarri, i cili e njeh shumë mirë. Por, edhe te Juventusi nuk do të kishte problem të përshtatej për shkak se drejtori i ekipit nga Torino, Cristiano Giuntoli e njeh Jorginhon prej kohës kur ishin pjesë e Napolit”, ka thënë Joao Santos.