Joshua kundër finlandezit Helenius

Anthony Joshua do të boksojë të shtunën mbrëma në “O2 Arena” të Londrës me finlandezin Robert Helenius, raporton BBC.

Helenius do ta zëvendësojë Dillian Whyten, i cili ka dështuar në test dopingu.

Helenius ka 32 fitore e katër humbje, ndërsa ka pranuar përballjen me Joshuan me më pak se një javë njoftim paraprak.

“Kjo nuk ishte e planifikuar, por jam i përgatitur për fitore”, ka thënë Joshua.

Helenius në meçin e tij të fundit të madh, në tetor të vitit të kaluar, pëosi me nokaut në rundin e parë nga Deontay Wilder.

“Unë jam viking i vërtetë, që dëshiron të përballet me çfarëdo sfide në çdo moment. Nuk doja të lëshoja këtë mundësi. Dua ta shfrytëzojë maksimalisht”, ka thënë Helenius.

Joshua meçin e fundit e zhvilloi në prill, kur e mposhti me vendim unanim pas 12 rundeve amerikanin Jermaine Franklin Jr. Joshua ka bilanc prje 25 fitoreve (22 KO) dhe tri humbjeve.