Juventus ia tregon derën super lojtarit

Juventus do t’i bëjë disa ndryshime në skuadër me të përfunduar ky sezon.

Juventus do t’i bëjë disa largime, në mënyrë që tu lirojë vendin transferimeve të reja.

‘Zonja e Vjetër’ është e gatshme të heq dorë nga Douglas Costa, që ka zgjuar interesimin e disa skuadrave, përcjell lajmi.net.

Anësori brazilian ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2022, ndërsa në afatin e verës do të shitet.

Tottenham, Manchester United dhe Manchester City, janë të interesuar për t’i marrë shërbimet e tij.