Juventus – Lazio, lajm i keq për Berishën

Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen kundër Juventusit.

Valon Berisha do ta humb ndeshjen e madhe të Lazios në udhëtim te Juventus.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës nuk është ftuar nga ekipi i tij për ballafaqimin e madh sonte në Torino.

Berisha ende nuk është rikuperuar nga lëndimi për të debutuar me Lazion në Serie A, përcjell “lajmi.net”.

Kjo është lista e futbollistëve të ftuar nga trajneri i Lazios, Simone Inzaghi për takimin ndaj Juventusit.

Portierët:Guerrieri, Proto, Strakosha;

Mbrojtësit: Acerbi, Basta, Bastos, Caceres, Durmisi, Marusic, Radu, Wallace;

Mesfushorët: Badelj, Cataldi, Leiva, Luis Alberto, Lulic, Milinkovic, Murgia, Parolo;

Sulmuesit: Caicedo, Correa, Immobile, Rossi.