Juventusi e fiton miqësoren ndaj Romës

Juventusi e ka fituar miqësoren ndaj Romës 5-4, pas ekzekutimit të penalltive.

Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi baras 1:1.

Në të dy pjesët u shënua nga një gol.

Mario Mandzukic në minutën e 29’-të, i dha epërsinë Juventusit.

Në minutën e 74’-të, Roma barazoi përmes Edin Dzekos.

Pas penalltive, ishte Juventusi që e fitoi ndeshjen 5:4