Skuadra e Juventusit ka shënuar fitore 4:3 ndaj Interit, në ndeshjen e javës së tretë në Serie A.
Golin e fitores në sekondat e fundit të ndeshjes e shënoi mesfushori malazez, Vasilije Adzic.
Adzic shënoi një eurogol të vërtetë në minutat e fundit për t’ia dhuruar tri pikë të çmendura “Zonjës së Vjetër”.
Me këtë fitore, Juve shkon në kuotën e 9 pikëve në pozitën e parë në tabelë./In








